Tragjedi në Itali, nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e saj, mbijeton vetëm vajza 5 vjeçare

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Në qytetin e Catanzaros në Itali është regjistruar një ngjarje e rëndë, ku një grua 46-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të vegjël kanë humbur jetën, ndërsa një fëmijë tjetër ndodhet në gjendje kritike në spital.

Sipas mediave italiane, gruaja, e identifikuar si Anna Democrito, punonjëse në një qendër sociale shëndetësore, është hedhur nga dritarja e banesës së saj në orët e natës, duke mbajtur në krah tre fëmijët e saj.

Dy fëmijë, një 4-vjeçar dhe një foshnjë 4-muajshe, kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Vajza, rreth 5 vjeç e gjysmë, është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në reanimacion.

Ngjarja ka ndodhur në një lagje periferike të qytetit dhe ka tronditur komunitetin lokal. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policia, prokuroria, shërbimet e emergjencës dhe mjekësia ligjore, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

Sipas hetimeve paraprake, nuk përjashtohet mundësia që gruaja të ketë pasur probleme psikologjike, por motivet e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Në banesë ndodhej edhe bashkëshorti, i cili është zgjuar pas zhurmave dhe ka tentuar të ndihmojë fëmijët deri në mbërritjen e ambulancës.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie familjare.

The post Tragjedi në Itali, nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e saj, mbijeton vetëm vajza 5 vjeçare appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: