Kuvendi i Kosovës ka duartrokitur këtë të premte vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për rastin Banjska ku dënoi dy autorë me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 30 vite. Vendimi u prit me duartrokitje ndërsa deputetet serbë u larguan nga salla.
“Më lejoni të përshëndes vendimin e Gjykatës Themelore me burgim të përjetshëm për sulmin terrorist në Banjskë”, tha kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.
Ajo u shpreh se drejtësia për sulmin në Banjskë nuk përfundon këtu dhe se ajo përmbyllet kur kryeterroristi Milan Radoiçiç transferohet në Kosovës së bashku me terroristët tjerë.
“Lavdi heroit të Kosovës, rreshterit Afrim Bunjaku”, shtoi ajo.
The post Kuvendi i Kosovës duartroket vendimin e Gjykatës për rastin Banjska, deputetet serb largohen nga salla appeared first on Euronews Albania.
