Abdixhiku: LDK mund të propozojë një emër për president edhe mund të jetë Vjosa Osmani

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka deklaruar se LDK mund të propozojë Vjosa Osmanin për presidente. Abdixhiku tha se i kanë 15 vota për propozimin e LDK-së.

Ai shtoi se nëse LVV dëshiron marrëveshje politike me LDK-në dhe munden të propozojnë një emër dhe jo tre. Abdixhiku shtoi se mund të propozojë Vjosa Osmanin.

“Me sa kuptuam Kurti kërkon 90 vota, LDK 90 vota nuk mund t’i bëj, që i bie po kërkon bashkëpunim edhe me PDK-në… Por, nëse dëshiron marrëveshje politike me LDK-në atëherë LDK mund të propozoj emra. Ne s’kemi nevojë të propozojmë tre emra, por e propozojmë një dhe mundet me qenë edhe Vjosa Osmani. Po le të na tregoj ai a i ka 66 vota për këtë president”, tha Abdixhiku.

The post Abdixhiku: LDK mund të propozojë një emër për president edhe mund të jetë Vjosa Osmani appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: