Flamurtari e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën “play-off” për titullin kampion në basketboll për femra. Ditën e sotme ekipi vlonjat mposhti Partizani me rezultatin e thellë 90-54 në ndeshjen e parë finale.
Takimi u zhvillua në Pallati i Sportit Vlorë, ku skuadra vendase dominoi gjatë gjithë lojës, duke treguar epërsi të dukshme në çdo aspekt, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.
Me këtë fitore, Flamurtari hedh një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion për sezonin 2025/2026, duke marrë avantazhin në serinë finale.
Ndeshja e dytë finale mes Flamurtarit dhe Partizanit do të zhvillohet të mërkurën në Tiranë, ku pritet një përballje më e fortë mes dy skuadrave që synojnë kurorën e kampionit.
The post Flamurtari fiton bindshëm finalen e parë ndaj Partizanit në basketboll për femra appeared first on Euronews Albania.
