Partizani fiton edhe takimin e dytë ndaj Skënderbeut, më afër titullit kampion

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Partizani në volejboll për meshkuj ka fituar edhe takimin e dytë ndaj Skënderbeu në finalet për titullin kampion, duke u afruar ndjeshëm me trofeun.

Vetëm pak ditë më parë, në ndeshjen e luajtur në kryeqytet, Partizani fitoi 3-1, ndërsa në Korçë triumfoi 2-3. Skuadra kryeqytetase dominoi dy setet e para 20-25 dhe 11-25, duke krijuar përshtypjen se ndeshja do të mbyllej shpejt me rezultatin 0-3.

Megjithatë, Skënderbeu reagoi fuqishëm, duke fituar setin e tretë 26-24 dhe të katërtin 25-23, për ta çuar sfidën në setin final. Në setin vendimtar, Partizani u tregua më i saktë dhe fitoi 10-15.

Me dy fitore në seri, Partizani është shumë pranë titullit kampion. Gjithsesi, trajneri Ylli Tomorri thekson se ende asgjë nuk ka përfunduar.

Nga ana tjetër, kapiteni i Skënderbeut, Joan Sotir, pranon se situata është e vështirë pas dy humbjeve, por jo e pamundur për një përmbysje.

Ndeshja e tretë do të luhet të mërkurën në kryeqytet. Nëse fiton Partizani, shpallet kampion. Nëse fiton Skënderbeu, seria do të vazhdojë me ndeshjen e katërt, sërish në Korçë.

The post Partizani fiton edhe takimin e dytë ndaj Skënderbeut, më afër titullit kampion appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: