Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministër aktual dhe i propozuar për president është tërhequr zyrtarisht nga kandidatura. Tërheqja nga gara vjen një ditë para se të dështojë afati i Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

“Edhe zyrtarisht tërhiqem nga kandidatura për President të Kosovës,” tha Konjufca

Tërheqjen e bëri publike edhe deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, kandidatja e dytë e propozuar për presidente nga LVV-ja.

Për hir të transkriptit dhe unë tërhiqem nga kandidatura për President”, tha Fatmire Mulhaxha Kollçaku

Pas tërheqjes së dy kandidaturave, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e mbylli seancën e jashtëzakonshme. Nesër mbaron afati kushtetues ku në rast se Kuvendi dështon të zgjedh Presidentin, vendi automatikisht shkon në zgjedhje.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha se partia e saj do të bëjë deri në fund përpjekje për të shmangur zgjedhjet. Pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, ajo u shpreh se deri në përfundim të afatit LVV do të angazhohet që të zgjedh presidentin.

“Deri në përfundim të afatit do të angazhohemi dhe shpresojmë që vendi të bëhet me president”, tha Nagavci. Kjo duke e vlerësuar si hap drejt shmangies së zgjedhjeve tërheqjen e dy kandidaturave të VV.

gijotina.com/

The post Hapi i ri i LVV, Konjufca dhe Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për president appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: