LDK ka propozuar Vjosa Osmanin, Albulena Haxhiu përgjigjet për votimin e Presidentit të Kosovës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kosova hyn në një ditë kyçe për institucionet e saj, ndërsa sot pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e Presidentit të ri. Njoftimi është bërë nga ushtruesja e detyrës së Presidencës, Albulena Haxhiu.

Procesi zhvillohet nën presionin e kohës, pasi më 28 prill përfundon afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Në përpjekje për të arritur konsensus, Lëvizja Vetëvendosje u ka kërkuar PDK-së dhe LDK-së të propozojnë tre kandidatë të përbashkët. Megjithatë, PDK ka refuzuar këtë kërkesë.

Nga ana tjetër, LDK ka hedhur në tryezë emrin e ish-presidentes Vjosa Osmani, duke kushtëzuar mbështetjen me sigurimin e 66 votave në raundin e parë të votimit.

Situata politike mbetet e paqartë, ndërsa votimi i sotëm shihet si moment vendimtar për zhbllokimin e procesit.

The post LDK ka propozuar Vjosa Osmanin, Albulena Haxhiu përgjigjet për votimin e Presidentit të Kosovës appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: