Pas përfundimit të ndeshjes Tirana-Partizani ditën e shtunë, këtë të hënë policia e shtetit ka vënë në pranga tre tifozë, pasi ka konstatuar shkelje në tribunë.
Sipas raportimit nga policia, ka rënë në pranga shtetasi J. L., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur punonjësit e sigurisë gjatë ndeshjes së futbollit. Sakaq, në pranga kanë rënë edhe shtetasit K. A., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike, dhe shtetasi G. C., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka thyer stola në tribunat e stadiumit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tirana, për veprime të mëtejshme.
The post Ndeshja Tirana-Partizani, vihen në pranga tre tifozë appeared first on Euronews Albania.
