Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy kandidatura të reja për postin e Presidentit të Kosovës.

Njoftimi është bërë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila shkruan në rrjetet sociale se propozimet janë Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha.

Rushiti është themeluese dhe udhëheqëse e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), e cila së bashku me qendrën e saj më 2025 u nominua për Çmimin Nobel për Paqe nga një ligjvënës suedez. Më 2018, Rushiti u nderua me Çmim për Guximin e Gruas të ndarë nga sekretari amerikan i Shtetit.

Hatixhe Hoxha është aktiviste për të drejtat e njeriut dhe në të kaluarën ka qenë ligjvënëse në Kuvendin e Kosovës. Ajo është drejtoreshë e shoqatës AUTIZMI. Deri më 2007, për dy mandate, Hatixhe Hoxha ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ndërkaq LVV-së i ishte bashkuar më 2010, parti me të cilën kishte garuar për deputete. Ajo po ashtu ka qenë pedagoge në Universitetin e Prishtinës më 2002-2003, në Fakultetin e Arteve.

Ka nisur votimi në Kuvendin e Kosovës për dy kandidatet për presidente të Kosovës: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Në seancë gjenden 64 deputetë, ndërsa mungojnë deputetët e opozitës. Duhen të paktën 80 deputetë të marrin pjesë në votim.

Komisioni për legjislacion shqyrtoi dokumentacionin e dy kandidateve dhe  konstatoi se mund të hidhen në votim.

Votimi për president bëhet me votim të fshehtë. Në raundin e parë dhe të dytë kërkohen dy të tretat e votave, ndërkaq në raundin e tretë kërkohen 61 vota për president.

Nëse nuk marrin votat e nevojshme, shpërndahet Kuvendi dhe vendi shkon në zgjedhje.

The post Seanca për presidentin në Kuvendi i Kosovës rinis mes bojkotit të opozitës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: