VIDEO/ Kaos në ndeshjen në Spanjë, portieri përjashtohet pas goditjes me grusht ndaj kundërshtarit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një incident i rëndë ndodhi në përballjen mes SD Huescas dhe Real Zaragozas (1-0) në La Liga 2 të Spanjës, ku tensioni shpërtheu në minutat shtesë me përjashtime dhe përplasje fizike mes lojtarëve.

Protagonist i episodit ishte portieri i Real Zaragozas, Esteban Andrada, i cili u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me grusht kapitenin e Huescas, Jorge Pulido. Ngjarja shkaktoi një përleshje masive në fushë.

Situata doli jashtë kontrollit, teksa edhe portieri i Huescas, Dani Jimenez, u përjashtua pasi reagoi duke goditur Andraden gjatë rrëmujës. Pas përjashtimeve, Real Zaragoza mbeti pa portier natyral në fushë, pasi kishte kryer të gjitha zëvendësimet, ndërsa mesfushori Francho Serrano u vendos në portë për minutat e mbetura.

The post VIDEO/ Kaos në ndeshjen në Spanjë, portieri përjashtohet pas goditjes me grusht ndaj kundërshtarit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: