Afati kushtetues drejt fundit, Haxhiu: Kemi dhe disa minuta kohë, po presim opozitën

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit. Opozita ka bojkotuar punimet e seancës.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu tha se ka edhe 40 minuta kohë që deputetët e opozitës të vijnë në sallë, duke u kërkuar që të marrin pjesë në seancë.

“Unë asnjëherë s’e kam ezauruar rundin e parë”, tha Haxhiu.

Një ditë më parë, Kuvendi organizoi një votim për Feride Rushtin dhe Hatixhe Hoxhën, kandidate të LVV-së për presidente të Kosovës. Opozita nuk ishte e pranishme.

Në fund, Rushiti mori 63 vota, një ishte e pavlefshme dhe Hoxha nuk siguroi asnjë votë. Pas kësaj, Haxhiu tha se seanca do të vazhdonte sot.

Kosova ndodhet në një udhëkryq vendimtar politik. Nëse asnjë kandidat për president nuk zgjidhet deri në mesnatë, vendi automatikisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare.

The post Afati kushtetues drejt fundit, Haxhiu: Kemi dhe disa minuta kohë, po presim opozitën appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: