Ambasadorja amerikane në Greqi ishte këtë të martë në Tiranë, ku mori pjesë në ceremoninë ku Shqipëria është bërë pjesë e një marrëveshjeje energjetike me SHBA-të dhe Greqinë, me vlerë 6 miliardë dollarë. Projekti synon një marrëveshje 20-vjeçare në fushën e energjisë, që ka për qëllim furnizimin e Europës jugore me gaz të lëngshëm nga SHBA-të.
“Ky ndërveprim forcon sigurinë energjetike dhe kombëtare. Në sektorin energjetik, siguria dhe ekonomia shkojnë krah për krah. Presidenti Trump ka qenë kampion i zjarrtë i sigurisë energjetike. Administrata Trump e ka ngritur si një shtyllë në mbarë botën. Ndërsa flasim për fuqi rajonale, dua të pranoj rëndësinë e lidhjeve të forta Shqipëri–Greqi. Janë më shumë se fqinjë të afërt dhe bashkëpunim ekonomik. Kur SHBA-të, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, i gjithë rajoni përfiton”, tha ajo në konferencën për shtyp
The post Marrëveshja me SHBA e Greqinë, ambasadorja amerikane në Athinë: Forcon sigurinë rajonale appeared first on Euronews Albania.
