Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, dështon sërish seanca parlamentare

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Opozita nuk ka marrë pjesë sërish në seancën e orës 14:00 në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.

Raportohet se është vendosur që seanca të shtyhet dhe të tentohet sërish mbajtja e seancës plenare në orën 19:00.

Kujtojmë se mesnata është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, përndryshe vendi rrezikon zgjedhje të reja parlamentare.

The post Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, dështon sërish seanca parlamentare appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: