Bordi i Ramës vijon talljen me qytetarët, dje uli çmimin e naftës dhe sot e rrit përsëri

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pa kaluar as 24 orë, Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, duke rritur respektivisht me nga 5 lekë benzinën dhe naftën në tregun e shitjes.

Bordi ka vendosur që nafta të shitet me 208 lekë, kurse benzina me 185 lekë, duke nisur nga ora 13:00 e pasdites së sotme (30 prill).

Një ditë më parë (29 prill), çmimet ishin 203 lekë për naftën dhe 180 lekë për benzinën.

“Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 185 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 30 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim.

The post Bordi i Ramës vijon talljen me qytetarët, dje uli çmimin e naftës dhe sot e rrit përsëri appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: