Çmimet katërshifrore për biletat e Kupës së Botës, Trump: Nuk do t’i paguaja, për të qenë i sinqertë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti amerikan Donald Trump ka vënë në pikëpyetje vlerën e biletave me vlerë katërshifrore të Kupës së Botës për ndeshjet që përfshijnë Shtetet e Bashkuara. Ai ka deklaruar për gazetën New York Post se “as unë nuk do t’i paguaja, për të qenë i sinqertë”.

“Do të doja të isha atje, por as nuk do ta paguaja, për të qenë i sinqertë me ju”, tha Trump për gazetën Washington Post kur u pyet për çmimet e biletave të Kupës së Botës .

“Nëse njerëzit nga Queens dhe Brooklyn dhe të gjithë njerëzit që e duan Donald Trump nuk mund të shkojnë, do të zhgënjehesha, por, e dini, në të njëjtën kohë, është një sukses i mahnitshëm. Do të doja që njerëzit që votuan për mua të mund të shkonin”, tha Trump.

Në dhjetor, FIFA vendosi një çmim bazë prej 1,120 dollarësh për biletat e Kategorisë 3 më i liri në dispozicion për shumicën e tifozëve, duke pasur parasysh numrin e vogël të vendeve të Kategorisë 4.

Komentet e Trump vijnë një ditë pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mbrojti çmimet e biletave për Kupën e Botës 2026, hera e parë që turneu gati një shekullor ka përdorur çmime dinamike. Mekanizmi, i cili është bërë një praktikë e rregullt në SHBA vitet e fundit, lejon që çmimet e biletave të luhaten shumë për ngjarjet me kërkesë të lartë.

“Duhet ta shqyrtojmë tregun, jemi në një treg ku argëtimi është më i zhvilluari në botë. Pra, duhet të zbatojmë normat e tregut”, tha Infantino.

“Në SHBA lejohet edhe rishitja e biletave. Pra, nëse do të shisnit bileta me një çmim shumë të ulët, këto bileta do të rishiten me një çmim shumë më të lartë”, shtoi ai.

The post Çmimet katërshifrore për biletat e Kupës së Botës, Trump: Nuk do t’i paguaja, për të qenë i sinqertë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: