Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar për gazetën Corriere della Sera se Italia nuk i qëndroi pranë SHBA-së kur kishim nevojë. Trump theksoi se ai dhe SHBA e kam ndihmuar Italinë.
Trump komentoi qëllimin e Italisë për të dërguar një anije minahedhëse në Ngushticën e Hormuzit pas përfundimit të luftës.
Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se ai ende po shqyrton mundësinë e zvogëlimit të numrit të përgjithshëm të ushtarëve amerikanë të stacionuar në bazat italiane.
“Italia nuk na qëndroi pranë kur kishim nevojë. Unë gjithmonë e kam ndihmuar Italinë, ashtu si edhe vendi im”, tha ai.
The post Trump: Italia nuk na qëndroi pranë kur kishim nevojë appeared first on Euronews Albania.
