Zbulohet një predhë e Luftës së Dytë Botërore në portin e Selanikut

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një predhë ushtarake u zbulua të premten gjatë punimeve në projektin e zgjerimit të skelës së 6-të të portit të Selanikut.

Sipas informacioneve në orët e mëngjesit të së premtes Autoriteti Portual i Selanikut u informua për zbulimin e municioneve të oksiduara të dyshuara nga Lufta e Dytë Botërore.

Mësohet se ato u gjetën gjatë kërkimit në shtratin e detit nga një ekip zhytësish në një distancë prej 880 metrash nga bregu dhe në një thellësi prej 16 metrash. Autoriteti Portual menjëherë informoi Shërbimin kompetent të Ushtrisë për veprime të mëtejshme.

The post Zbulohet një predhë e Luftës së Dytë Botërore në portin e Selanikut appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: