Dramë për Kukësin dhe AF Luftëtarin, bien në Kategorinë e Dytë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dramë për Kukësin, i cili brenda pak vitesh kalon nga titujt kampion në elitë në rënie drejt niveleve më të ulëta të futbollit shqiptar, si dhe për AF Luftëtarin, pas zhvillimit të dy ndeshjeve të play-out-it të kampionatit të “Kategorisë së Parë”, që përcaktuan skuadrat që do të garojnë sezonin e ardhshëm në këtë kategori.

Në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës, sfida mes AF Luftëtarit dhe Sopotit u mbyll në barazim 1-1 në kohën e rregullt dhe pas 120 minutash lojë. Në penallti, skuadra e Sopotit triumfoi me rezultatin 4-2, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për edicionin e ardhshëm.

Edhe takimi i zhvilluar në stadiumin e Vorës mes Kukësit dhe Bylis B. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa Bylis B fitoi 5-4 nga pika e bardhë e penalltisë, duke siguruar gjithashtu ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Pas përfundimit të fazës play-out, Sopoti dhe Bylis B do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa AF Luftëtari dhe Kukësi do të zbresin në Kategorinë e Dytë.

The post Dramë për Kukësin dhe AF Luftëtarin, bien në Kategorinë e Dytë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: