Gol kundër “klubit të tij”, Muçi i jep fitoren Trabzonsporit ndaj Besiktas

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi, ishte protagonist në fitoren 2-1 të Trabzonspor në transfertë ndaj Beşiktas, në javën e 33-të të Superligës turke të futbollit.

Në një përballje të veçantë për të, pasi luante ndaj klubit që i zotëron kartonin, Muçi vendosi ndeshjen në minutën e 62-të teksa shfrytëzoi një top në krahun e majtë dhe realizoi me një goditje elegante, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Takimi nisi më mirë për vendasit të cilët kaluan në avantazh në minutën e 14-të me golin e Orkun Kokçu nga pika e penalltisë. Trabzonspor reagoi menjëherë, me Oleksandr Zubkov që barazoi shifrat vetëm pak sekonda më pas, duke e çuar rezultatin në 1-1.

Pas pushimit, ndeshja u vendos nga Muçi, goli të cilit i siguroi tri pikë të rëndësishme ekipit të tij. Ai u zëvendësua në minutën e 77-të, pak minuta pasi ishte ndëshkuar me karton të verdhë dhe nuk do të aktivizohet në ndeshjen e radhës.

Muçi fitoi edhe “duelin shqiptar” përballë Kristjan Asllani, ndërsa Milot Rashica mungoi për Beşiktaş për shkak të gjendjes gripale ndërsa me këtë gol, ai arriti të numëronte 14 finalizime në këtë sezon.

Standings provided by Sofascore

The post Gol kundër “klubit të tij”, Muçi i jep fitoren Trabzonsporit ndaj Besiktas appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: