Skena e teatrit të Gjirokastër ka mirëpritur premierën e dramës “Nunca mas”, interpretuar nga një trupë aktorësh nga Italia.
Shfaqja trajton një histori të vendosur në një redaksi gazete në Buenos Aires, ku një gazetar heton të mbijetuarit e masakrave të diktaturës në Argjentinë. Subjekti ngre një pyetje të fortë reflektimi: “Të jetosh me kujtime apo të vdesësh prej tyre?”
Regjisori Mimmo Capozzi u shpreh i emocionuar për rikthimin në Shqipëri:
“Teatri dhuron emocione të veçanta kudo që ndodhesh. Publiku këtu në Gjirokastër ishte shumë i ndjeshëm dhe na dha energji të jashtëzakonshme.”
Edhe aktorët Gerry Moio dhe Ketty Loconte vlerësuan pritjen e ngrohtë të publikut shqiptar, duke e cilësuar eksperiencën si një nga më të veçantat e karrierës së tyre.
Gjatë këtij sezoni, teatri i Gjirokastrës pritet të presë edhe trupa të tjera ndërkombëtare.
The post Premiera italiane “Nunca mas” ngjitet në skenën e teatrit appeared first on Euronews Albania.
