Drejtori ekzekutiv i Institutit të studimeve sociale dhe humane, Laert Kola i i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur në lidhje me marrë dhëniet e kryeministit Albin Kurti me homologun e tij të Maqedonisë së Veritu, Hristijan Mickoski.
Gjatë fjalës së tij, u shpreh se situata në Kosovë nuk është e njëjtë në Maqedoni teksa e ka cilësuar se atje shqiptarët janë në një siklet. Sipas tij ashkimi i VLEN nuk është projekt kundër Ali Ahmetit por është projekt pro Mickoskit.
“Kosova nuk për mendimin tim nuk është asgjë me çfarë sikleti e ka futur botën shqiptare në Maqedoni. Pra për shembull, për vendimin tim mund të jetë ndonjë urrejtje patologjike që ky ka po flas mbase me luftën.
E di ç’më habit mua në Maqedoni, që nuk është se është projekt kundra Ali Ahmetit është projekt pro Mickoskit pra nuk është thjesht si të thuash që unë dua që të krijoj një një klasë të re politike sepse siç tha dhe zotëria, pse duhet që për shembull ti të investohesh për të bashkuar disa ish-funksionarë të BDI-së në një subjekt por është një projekt i cili nisi me shtyrjen e Arben Taravarit si kandidat për president.
Pra dy është goditja e parë që i bëri në favor të në favor Mickoskit sepse dobësoi totalisht Stevo Pendarovski që do ruante një lloj balance dhe shkatërroi plotësisht LSDM-në. Pra ishte dhe kontributi i këtij që e bëri këtë gjë dhe pastaj bashkëjeton bashkëjeton me një njeri i cili ka një patologji antishqiptare të dukshme të shprehur”, tha ai ndër të tjera.
The post “Ka patologji anti-shqiptare”, Kola: Bashkimi i VLEN nuk është projekt kundër Ali Ahmetit, është… appeared first on Euronews Albania.
