Një përleshje fizike është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Zallq të komunës së Istogut në Kosovë. Mësohet se në këtë përleshje janë përfshirë shtatë persona.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:50. Pas njoftimit, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë me dije se ata kanë marrë lëndime të lehta.
“Personat kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ata që të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Gashi teksa shtoi se hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
The post Përleshje fizike mes disa personash në Kosovë, 7 të plagosur! Detaje nga ngjarja appeared first on Euronews Albania.
