Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë vendosur pankarta në Gjykatën Kushtetuese, jashtë ambinteve të insitucionit. Përmes protestës së tyre dhe mesazheve të shkruara në pankarta ata kërkojnë që provimet profesionale të zhvillohen në gjuhën shqipe.
Studentët shqiptarë thonë se kjo është një e drejtë kushtetuese, ndërsa e cilësojnë edhe si një të drejtë për të garantuar barazinë qytetare.
“Ligji për gjuhët është i qartë – përgjegjësi”, shkruhet në një njërën prej pankartave të studentëve.

gijotina.com/
The post Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese appeared first on GIJOTINA.
