Vendosi një zile në formë mine në derën e tij, 54-vjeçari britanik rrezikon deri në 7 vite burg

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një britanik që instaloi një zile dere në formën e një mine tokësore rrezikon deri në shtatë vjet burg pasi fqinjët u ankuan për pajisjen plastike të vendosur në banesën e tij në Runcorn, Cheshire.

Kevin Dennett u raportua në polici pasi një person vuri re zilen e derës, e cila është modeluar sipas një mine tokësore amerikane dhe shitet në internet për rreth 9.50 paund. Zilja e derës ka tela të zinj dhe të kuq dhe shkruhet në të “Përpara Drejt Armikut”.

54-vjeçari u deklarua fajtor për raportim të rremë për bombë në Gjykatën e Magjistraturës në Warrington dhe u paralajmërua se mund të përballet me dënim me burg.

Nuk dihet nëse Dennett zbuloi se ku e kishte marrë bombën e rreme, por ai pretendoi se e kishte vendosur atë në derën e tij të përparme për të trembur një vizitor të padëshiruar i cili po e “ngacmonte” për t’i zhvatur para.

Ai u lirua me kusht dhe do të dënohet muajin tjetër. Nigel Jones, një zëdhënës i prokurorisë, tha se dëshmitarët thanë se ndiheshin “të shqetësuar” kur panë pajisjen e rreme. Për të zbutur dënimin e Dennett, avokati mbrojtës Gary Schooler e përshkroi rastin si shumë të çuditshëm, por përsëriti se pajisja ishte e rreme dhe për këtë arsye nuk paraqiste asnjë rrezik dëmtimi.

The post Vendosi një zile në formë mine në derën e tij, 54-vjeçari britanik rrezikon deri në 7 vite burg appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: