Një person është arrestuar të shtunën në aeroportin “Adem Jashari”. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka kanosur me armë një person tjetër pas një mosmarrëveshjeje.
Nga kjo ngjarje fatmirësisht nuk ka të lënduar. Sipas policisë së Kosovës, të dyshuarit i janë sekuestruar një armë zjarri, pistoletë me leje, si dhe 45 fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.
The post Kanosi me armë një person në aeroportin “Adem Jashari”, sekuestrohet një pistoletë dhe 45 fishekë appeared first on Euronews Albania.
