Ylber Ramadani shpallet lojtari me më shumë kilometra të përshkuara në Serie A

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Mesfushori shqiptar i Lecces, Ylber Ramadani, ka lënë pas disa prej emrave të mëdhenj të kampionatit italian, duke konfirmuar sezonin e tij të jashtëzakonshëm me një statistikë mbresëlënëse.

Futbollisti i Kombëtares është shpallur lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në Serie A për sezonin 2025/26, duke lënë pas yje të njohur të kampionatit.

Sipas statistikave zyrtare, Ramadani ka përshkuar plot 421.58 kilometra gjatë sezonit, duke u renditur i pari në listën e lojtarëve më “punëtorë” të Serie A. Pas tij renditet Bryan Cristante i Romës me 412.44 km dhe Morten Frendrup i Genoas me 403.62 km.

Me energjinë, agresivitetin dhe sakrificën e tij në mesfushë, Ramadani është kthyer në zemrën e skuadrës, duke qenë vendimtar si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në organizimin e lojës.

The post Ylber Ramadani shpallet lojtari me më shumë kilometra të përshkuara në Serie A appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: