Ngjarje e rëndë në Ulqin, 46-vjeçari vret partneren dhe i vë flakën banesës! Policia vijon hetimet

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një ngjarje e rëndë se ka ndodhur këtë të mërkurë në UIqin të Malit të Zi, ku një shqiptar ka vrarë partneren e tij dhe më pas i ka vënë flakë shtëpisë ku ata banonin.

Lajmi është konfirmuar nga mediat vendase të cilat raportojnë se bëhet fjalë për qytetarin nga Kosova i identifikuar si B.G, 46-vjeç.

Sipas raportimeve nga policia, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, ku 46-vjeçari pasi i mori jetën partneres së tij me iniciale D.N 36-vjeçe me origjinë nga Shqipëria, i ka vënë zjarrin shtëpisë së tyre.

Ndërsa bëhet me dije se gjatë kontrolleve fizike të ushtruara në banesën që u gjet pothuajse e djegur, është gjetur me plagë dhe djegie në trup i dyshuari kryesor për ngjarjen e ndodhur.

Sakaq raportohet se autoritet vendase po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prokurorët e çështjes shprehen se referuar hetimeve të deritanishme 46-vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”.

“Reth orës 00:30, në Departamentin e Sigurisë në Ulqin është raportuar se kishte shpërthyer zjarr në një objekt banimi në lagjen Kodre. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur trupi i pajetë i një personi të panjohur, i cili më vonë është identifikuar si D.N. (36), shtetase e Shqipërisë” thuhet në njoftim e policisë.

The post Ngjarje e rëndë në Ulqin, 46-vjeçari vret partneren dhe i vë flakën banesës! Policia vijon hetimet appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: