E rëndë në Mitrovicë e Jugut! Plagoset me thikë një 37-vjeçar, humbet jetën në spital. I plagosur dhe një tjetër

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Mitrovicën e Jugut, ku një 37-vjeçar ka humbur jetën pas plagosjes me thikë. Mësohet se 37-vjeçari ishte paraqitur në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Jugut, por fatkeqësisht nuk u ka mbijetuar plagëve.

Sipas raportimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të së mërkurës, ku nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën edhe një person tjetër. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit.

“Me datë 27.05.2026, rreth orës 22:00, policia në Mitrovicë ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal Mitrovicë Jugu gjendet një person i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Nga mjeku kujdestar është konfirmuar se viktima mashkull, i moshës 37 vjeç si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin. Gjithashtu në këtë rast ishte lënduar edhe një person tjetër me mjet të mprehtë nga i dyshuari i njëjtë. Personi i lënduar pas tretmanit të pranuar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe sipas informatave të pranuara nga stafi mjekësor, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim e policisë.

The post E rëndë në Mitrovicë e Jugut! Plagoset me thikë një 37-vjeçar, humbet jetën në spital. I plagosur dhe një tjetër appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: