Autobusi në flakë pas aksidentit në Turqi! 8 të vdekur dhe 33 të plagosur, mes viktimave edhe një foshnje

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një aksident i rëndë është regjistruar në Turqinë perëndimore kur një autobus u përplas dhe shpërtheu në flakë të dielën në mëngjes. Nga kjo ngjarje kanë humbur jetën tetë persona, përfshirë një djalë 9-muajsh.

Midis të vdekurve ishin babai i foshnjës dhe shoferi 50-vjeçar, ndërsa pati edhe 33 të plagosur. Mediat lokale raportuan se automjeti u përplas me kangjellat mbrojtëse në provincën Denizli ndërsa transportonte 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të stafit nga Izmiri në Antalia.

E shtuna ishte dita e fundit e Kurban Bajramit. Festa fetare zakonisht shoqërohet me një rritje të aksidenteve rrugore në të gjithë Turqinë, pasi njerëzit udhëtojnë për të vizituar familjen dhe për të shkuar me pushime.

The post Autobusi në flakë pas aksidentit në Turqi! 8 të vdekur dhe 33 të plagosur, mes viktimave edhe një foshnje appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: