Skuadra franceze e Paris Saint Germain mbetet kampionia në fuqi e Champions League. Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique fitoi për të dytin vit radhazi trofeun e Champions League duke mposhtur këtë të shtunë Arsenalin në finalen e Budapestit një ndeshje e luajtur deri në minutën e fundit ku fituesin e përcaktuan penalltitë.
Sipas mediave botërore lojtarët e PSG priten të vlerësohen me 1 milion euro secili.
Sipas L’Equipe, struktura e bonuseve u negociua nga grupi i katër-anëtarëve që udhëheqin klubin: Markinjos, Hakimi, Dembele dhe Vitinja. Fitorja kundër Arsenalit është një nga pagesat më të mëdha të bonuseve në historinë e kohëve të fundit.
The post Fituan Champions, bonus 1 milion euro për secilin lojtar të PSG-së appeared first on Euronews Albania.
