Kallas: Të diskutohet më shumë për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Çdo marrëveshje e përkohshme për paqe ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit duhet të pasohet nga bisedime më të thella mbi rezervat bërthamore të Teheranit, raketat dhe çështje të tjera kritike, theksoi të hënën shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Islamabad, Kallas tha se sheh një “mundësi të brishtë diplomatike” për ta zgjatur armëpushimin e tanishëm dhe për ta rihapur Ngushtica e Hormuzit, pavarësisht shkëmbimit të sulmeve gjatë natës nga Irani dhe Shtetet e Bashkuara.

“Çdo mirëkuptim i përkohshëm midis SHBA-së dhe Iranit duhet të pasohet nga bisedime më të thella mbi rezervat bërthamore të Teheranit dhe çështje të tjera kritike”, tha diplomatja më e lartë e bllokut evropian në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Pakistanit, Ishaq Dar.

“Shoh një rol konkret për BE-në në ndihmën për ta bërë çdo marrëveshje të ardhshme të qëndrueshme – qoftë përmes operacioneve detare apo përmes stimujve ekonomikë që mbështesin stabilitetin afatgjatë”, tha ajo, duke sugjeruar “kushte të rrepta” për një “rrugë të kalibruar drejt lehtësimit të sanksioneve” ndaj Iranit.

The post Kallas: Të diskutohet më shumë për raketat dhe rezervat bërthamore të Iranit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: