Vllaznia rinovon me Edi Martinin, ja sa sezone parashikon marrëveshja

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Vetëm një ditë pas përfundimit të kampionatit, ku Vllaznia nuk arriti të shpallej kampione, klubi shkodran ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin Edi Martini për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për dy sezonet e ardhshme.

51-vjeçari u rikthye në krye të Vllaznisë një vit më parë dhe e mbylli sezonin duke iu afruar shumë titullit kampion, pasi skuadra dominoi në sezonin, por nuk arriti të finalizojë objektivin në fazën “Final Four”.

Në total, Martini ka drejtuar Vllazninë në 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar 22 fitore, 10 barazime dhe 15 humbje.

Sezoni u mbyll me polemika ku pas ndeshjes së fundit ndaj AF Elbasanit, të humbur 1-2 në “Air Albania”, mediat raportuan për një përplasje mes trajnerit dhe mbrojtësit Andrey Yago.

Ndërkohë, titulli kampion i sezonit 2025/2026 i ka shkuar Egnatias, e cila siguroi trofeun e tretë radhazi në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Dinamo City me rezultatin 2-0 në ndeshjen finale të fazës “Final Four”, të zhvilluar në “Elbasan Arena”.

The post Vllaznia rinovon me Edi Martinin, ja sa sezone parashikon marrëveshja appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: