Botërori 2026 pritet të sjellë fitime rekord në SHBA

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Botërori 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë duke nisur më 11 qershor, pritet të hyjë në histori si edicioni më i madh i Kupës së Botës.

Për herë të parë do të marrin pjesë 48 kombëtare, ndërsa ndeshjet do të luhen në 16 qytete pritëse të shpërndara në tre vendet organizatore.

FIFA parashikon se turneu do të gjenerojë rreth 30.5 miliardë dollarë përfitime ekonomike për vendet pritëse, si dhe mbi 40 miliardë dollarë në ekonominë globale, duke krijuar njëkohësisht rreth 824 mijë vende pune.

Megjithatë, ndërsa afron fillimi i kompeticionit, një numër ekonomistësh dhe analistësh po vënë në dyshim këto parashikime optimiste.

 Sipas tyre, ndikimi ekonomik i Botërorit ka gjasa të jetë më i kufizuar sesa pretendohet. Studimet tregojnë se përfitimet do të ndihen kryesisht në sektorët e turizmit, hotelerisë dhe argëtimit, ndërsa efekti në ekonomitë kombëtare do të jetë relativisht i vogël.

Në rastin e SHBA-së, rritja e parashikuar përfaqëson më pak se 0.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ekspertët theksojnë gjithashtu se përfitimet do të jenë kryesisht të përkohshme dhe të përqendruara në qytetet pritëse, duke e bërë ndikimin afatgjatë shumë më modest sesa sugjerojnë parashikimet fillestare.

The post Botërori 2026 pritet të sjellë fitime rekord në SHBA appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: