Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit.

Ndonëse ishte një ndeshje miqësore, përballja e “Air Albania” u shoqërua me tensione mes lojtarëve në fushë, pas golit të shënuar nga kundërshtarët.

Pavarësisht se Shqipëria kishte kontrolluar lojën dhe kishte krijuar më shumë volum në fushë, ishte Izraeli që gjeti golin e epërsisë. Goli erdhi në minutën e 73-të nga Oscar Gloukh, i cili me një diagonale të saktë arriti të mposhtë portierin Sherri.

Mesfushori izraelit drejtohet nga tifozët kuqezi dhe iu bën me shenjë të pushojnë së brohorituri pas golit të tij, gjë që solli acarimin në shkallët e stadiumit dhe nis një përplasje mes lojtarëve në fushë. I pari ishte Hysaj që reagoi. Më pas u përfshinë dhe të tjerët si Arbër Hoxha etj.

Risi në kombëtaren e Maran ishte hedhja në fushë nga minuta e parë e Anis Mehmetit. Po ashtu surprizë ishte rikthimi në qendër të mesfushës e Ylber Ramadanit, ndërsa e nisi nga stoli Juljan Shehu.

The post Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: