Kombëtarja shqiptare e futbollit mbrëmjen e kësaj të mërkurë në orën 20:00 do të zhvillojë miqësoren kundër Izraelit në ‘Air Albania’. Para nisjes së ndeshjes, është publikuar formacioni i ekipit shqiptar. Sipas formacionit, në sulm janë Mehmeti, Broja dhe Hoxha.
Formacioni: Sherri, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Hoxha, Laçi, Broja dhe Mehemeti.
Dueli i sotëm do të jetë i pari për trajnerin Rolando Maran në stolin e Shqipërisë, me italianin që do të debutojë përpara tifozëve kuqezinj.
Ndeshja e sotme do të jetë e shtata mes dy ekipeve në histori, ndërsa e para miqësore, pasi më herët përballjet kanë qenë për kualifikueset e Kupës së Botës dhe Ligës së Kombeve.

The post Mehmeti, Broja dhe Hoxha në sulm! Publikohet formacioni i kuqezinjve ndaj Izraelit appeared first on Euronews Albania.
