Ndahet nga jeta tragjikisht në moshën 22-vjeçare futbollisti kosovar Fatjon Bunjaku

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Futbollisti kosovar Fatjon Bunjaku ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 22-vjeçare, si pasojë e një aksidenti.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit Samadraxhë, e cila përmes një njoftimi ka konfirmuar vdekjen e të riut.

“Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë. Në emër të të gjithë banorëve të fshatit ju shprehim ngushëllime familjes Bunjaku”, thuhet në njoftim.

Bunjaku ishte një prej futbollistëve të rinj të njohur në futbollin kosovar. Gjatë karrierës së tij ai ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë, ndërsa së fundmi aktivizohej te Elbasani në Shqipëri.

The post Ndahet nga jeta tragjikisht në moshën 22-vjeçare futbollisti kosovar Fatjon Bunjaku appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: