Kallas për zgjedhjet në Kosovë: Liderët të angazhohen për formimin e shpejtë të qeverisë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, pas zgjedhjeve në Kosovë ka bërë thirrje që liderët politikë të veprojnë me përgjegjësi dhe në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Ajo ka vlerësuar procesin zgjedhor në Kosovë, duke deklaruar se zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse kanë krijuar mundësinë për t’i dhënë fund bllokadës politike që ka zgjatur më shumë se një vit.

“Zgjedhjet demokratike dhe gjithëpërfshirëse të Kosovës hapin derën për të kthyer faqen pas më shumë se një viti bllokimi politik. Udhëheqësit politikë tani duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë. Progresi në dialogun Beograd-Prishtinë dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë mbeten thelbësore për avancimin në rrugën evropiane të Kosovës”, ka shkruar Kallas.

Kallas ka shtuar se përparimi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, mbeten thelbësore për avancimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

The post Kallas për zgjedhjet në Kosovë: Liderët të angazhohen për formimin e shpejtë të qeverisë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: