Procesi i numërimit në Kosovë lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare është drejt fundit ndërsa janë numëruar 99.44% e votove. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ janë numëruar 2,484 nga 2,498 kuti votimi.
Lëvizja Vetëvendosje, LVV numëron 297,296 vota ose 42,92%. E dyta në renditje është Partia Demokratike e Kosovës, PDK me 145,856 vota ose 21,06%. Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK ka marrë 121,976 vota ose 17,61%.
AAK numëron 49,705 Vota ose 7,18%. Lista Srpska ka marrë 42,761 vota ose 6,17%. Rreth 2 milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote, të cilat u organizuan pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit, por pjesëmarrja ishte vetëm rreth 35%. Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente.
The post Numërohen mbi 99% e votave, rezultatet e fundit nga Kosova appeared first on Euronews Albania.
