Zgjedhjet në Kosovë, reagon Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka reaguar lidhur me zgjedhjet e parakoshme parlamentarë në Kosovë. Kos uroi Albin Kurtin për fitoren. Ajo gjithashtu vuri theksin te rëndësia e procesit të qetë dhe të rregullt të votitimit.

Kos ndër të tjera bëri thirrje për unitet politik dhe kompromis mes partive në Kosovë për stabilitet institucional.

“Urime @albinkurti për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë, dhe, më e rëndësishmja, për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit. Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional.

Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të përshpejtuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën për financimin e Planit të Rritjes”, shkruan Kos.

The post Zgjedhjet në Kosovë, reagon Marta Kos: Partitë të bashkohen për të ndërtuar stabilitet institucional appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: