Zgjedhjet në Kosovë, reagon presidenti Begaj: Forcat politike të angazhohen për kompromis institucional

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Presidenti, Bajram Begaj përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me zgjedhjet në Kosovë. Begaj ka uruar kryeministrin Albin Kurtin për rezultatin në zgjedhje.

Ai vuri thekson edhe te procesi i qetë i votimit teksa shtoi se dëshmoi forcën e institucioneve dhe të kulturës demokratike të Kosovës. Begaj shtoi se është me rëndësi që forcat politike të angazhohen për të garantuar dialogun dhe kompromis institucional.

“Urime Albin Kurti për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Republikën e Kosovës! Përgëzoj qytetarët e Kosovës për pjekurinë e treguar në një proces zgjedhor të rregullt, të qetë dhe demokratik, që dëshmoi edhe një herë forcën e institucioneve dhe të kulturës demokratike të shtetit të Kosovës.

Në këtë fazë, është me rëndësi që të gjitha forcat politike të angazhohen me përgjegjësi dhe frymë konstruktive për të garantuar dialogun dhe kompromisin institucional, në funksion të stabilitetit, zhvillimit të mëtejshëm të vendit dhe përmbushjes së aspiratave të qytetarëve të Kosovës. Shqipëria do të vijojë të mbështesë Kosovën në çdo hap të rrugëtimit të saj euroatlantik dhe europian”, shkruan Begaj.

The post Zgjedhjet në Kosovë, reagon presidenti Begaj: Forcat politike të angazhohen për kompromis institucional appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: