Autoritetet greke pritet të vendosin lidhur me ekstradimin e një 53-vjeçari shqiptar të arrestuar në Selanik. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kërkohej nga autoritetet shqiptare për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe pastrim parash.
53-vjeçari dyshohet se në vitin 2020 në Tiranë kishte pastruar para përfshirë fonde të nxjerra nga trafiku i drogës. Ai gjithashtu akuzohet edhe për pjesëmarrje në një organizatë të strukturuar kriminale dhe kryerje të veprave penale nga një organizatë kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale.
Këtë të hënë ai doli në Prokurorinë e Apelit të Selanikut dhe u vendos që të mbetet në paraburgim derisa këshilli kompetent të vendosë mbi kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Sipas informacioneve nga mediat greke, 53-vjeçari deklaroi para prokurorit se nuk jep pëlqimin për ekstradimin e tij dhe mohoi akuzat, duke pretenduar se nuk ka përfshirje.
53-vjeçari hyri në Greqi të premten e kaluar. Në mëngjesin e po asaj ditë autoritetet shqiptare kryen hetime të koordinuara për arrestimin e tij dhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje. Ai u gjet përfundimisht në një hotel në Selanik nga autoritetet greke.
The post Pastrim parash dhe organizatë kriminale, 53-vjeçari shqiptari kërkon të mos ekstradohet nga Greqia në Shqipëri appeared first on Euronews Albania.
