Debate të ashpra kanë karakterizuar punimet në Kuvend gjatë shqyrtimit në lexim të parë të ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat.
Opozita shqiptare ka ngritur shqetësime serioze mbi mungesën e mekanizmave mbrojtës dhe ndëshkues, si dhe mungesën e përfshirjes së përkatësisë etnike në proceset e punësimit. Në debat u përfshinë 16 deputetë, kryesisht nga opozita shqiptare, të cilët e cilësuan ligjin të papranueshëm në formën aktuale.
Para se të niste seanca plenare, në komisionin për sistem politik u zhvillua edhe një debat publik me ekspertë dhe profesorë, ku u evidentuan mungesa në përkatësinë etnike, mungesë sanksionesh, si dhe u propozuan ndryshime në afatet dhe strukturat mbikëqyrëse.
The post Debate në Kuvendin e RMV për ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat appeared first on Euronews Albania.
