Një pemë lisi e lashtë në pyllin Sherwood, e lidhur me legjendën e Robin Hood-it është tharë për shkak të rritjes së vizitorëve në zonë.
“Lisi i Madh” 1,200-vjeçar nuk arriti të prodhonte gjethe në pranverë dhe besohet të jetë tharë,” njoftoi Shoqata Mbretërore për Mbrojtjen e Shpendëve (RSPB).
Lisi ishte një nga pemët më të mëdha të Britanisë, me një perimetër trungu prej 11 metrash. Gjatë dy shekujve të fundit, vizitorë të panumërt shkelën tokën rreth lisit për të admiruar degët e tij të vjetra duke penguar ujin e shiut të arrinte sistemin rrënjor të pemës.
Grupi mjedisor shtoi se verat e nxehta dhe të thata të zonës luajtën gjithashtu një rol. Simon Paffrey, i cili ishte pjesë e ekipit që kujdesej për pemën, tha se punuan për të rivendosur mjedisin rreth kësaj peme ikonike.
Pema u bë e famshme si një atraksion turistik falë lidhjes së saj me Robin Hudin. Megjithatë, miliona vizitorë që tërhoqi ky fenomen bënë që toka përreth pemës të bëhej aq e fortë sa betoni.
The post Lisi 1200-vjeçar i Robin Hood thahet në pyllin Sherwood, shkak vizitorët e shumtë dhe temperaturat e larta appeared first on Euronews Albania.
