Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde me fanellën e Spanjës, teksa tani ka hyrë në mesin e 10 golashënuesve më të rinj në historinë e Kupës së Botës.
Ylli i Barcelonës realizoi golin e parë në fitoren 4-0 të Spanjës ndaj Arabisë Saudite, duke hyrë në histori. Në moshën 18 vjeç e 343 ditë, Yamal është bërë zyrtarisht golashënuesi i tetë më i ri në historinë e Kupës së Botës.
Ai ka lënë pas emra të mëdhenj të futbollit si Lionel Messi dhe Julian Green, ndërsa në listën elitare vazhdon të kryesojë legjenda braziliane Pelé.
The post Lamine Yamal në histori, hyn në 10 golashënuesit më të rinj të Kupës së Botës appeared first on Euronews Albania.
