Portugalia ka lënë pas zhgënjimin kundër Kongos, duke siguruar 3 pikët e para në këtë Botëror falë fitores së thellë 5-0 kundër Uzbekistanit.
Në Houston, ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, pasi në minutën e 6′ Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë ndërsa në të 39′ goli ne tretë të takimit dhe të dytin personal.
Ky gol e futi Ronaldon në histori, pasi u bë futbollisti i parë që shënon në 6 edicione të ndryshme të Botërorit. Me këto realizime, ai arriti në 10 gola në Kupat e Botës dhe kaloi Eusebion, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Portugalisë në Botëror.
Për Portugalinë shënuan edhe Mendes dhe Leao, ndërsa Nematov realizoi autogol.
Për Portugalinë kjo fitore ishte shumë e rëndësishme si për 3 pikët ashtu edhe për rikthimin e qetësisë në skuadër, pas polemikave të raportuara ndaj Kongos, ku u përfol për përçarje brenda ekipit.
Golat: 6’, 39’ Ronaldo, 17’ Mendes, 60’ (autogol) Nematov, 87’ Leao
Sfida tjetër e grupit K mes Kolumbisë dhe Kongos do të luhet në orën 04:00 në mëngjes.
The post Ronaldo shkëlqen me dopietë dhe hyn në historinë e Botërorëve, Portugalia mund 5-0 Uzbekistanin appeared first on Euronews Albania.
