Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Pasi vizitoi Parisin, kryeministri i Edi Rama deklaroi se projekti për “Rilindjen e Liceut Francez të Korçës” tashmë është vendosur në tryezën e Presidentit francez Emmanuel Macron, duke u trajtuar si një nga nismat që po ndiqen nën kujdesin e tij.

Sipas Ramës, ky zhvillim vjen si rezultat i vizitës së fundit në kryeqytetin francez, ku u diskutua forcimi i bashkëpunimit kulturor dhe arsimor mes Shqipërisë dhe Francës, si dhe projekte me rëndësi historike për vendin.

Kryeministri theksoi gjithashtu se një dekadë më parë do të ishte e paimagjinueshme që Franca të kishte një angazhim të tillë të drejtpërdrejtë ndaj Shqipërisë.

The post Vizita në Paris, Rama: Shqipëria, partnere strategjike e Francës në Ballkan appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: