PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka rrëzuar të gjitha ankesat e dërguara në këtë organ, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.

Dy ishin nga kandidatët e PDK-së, Bekim Haxhiu e Qëndrim Kryeziu, dy nga NDS dhe një nga Lista Serbe. Kjo e fundit u ankua për mandatin që e fitoi ministri serb i Qeverisë Kurti, Nenad Rashiq. Në vendim, PZAP-ja ka theksuar se Lista e votuesve nuk përmban të dhëna për komunitetet etnike.

Është sqaruar se në Kosovë s’ka bazë ligjore që këto vota të shpalleshin të pavlefshme. Palët kanë edhe mundësinë e fundit për ankesa në Gjykatën Supreme, para certifikimit të rezultateve.

The post PZAP-ja rrëzon 5 ankesa për zgjedhjet në Kosovë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: