Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann ka njoftuar dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori. Ai deklaroi se pas një zhgënjimi kaq të madh, skuadra meriton mundësinë për një fillim të ri, pa barrën e së kaluarës.

“Gjatë ditëve të fundit, që prej eliminimit tonë, kam kaluar shumë kohë duke reflektuar dhe duke biseduar me njerëzit më të afërt, si në jetën time personale ashtu edhe brenda federatës. Ky vendim nuk ka qenë aspak i lehtë. Prioriteti im kryesor ka qenë gjithmonë suksesi i ekipit. Pas një zhgënjimi kaq të madh, skuadra meriton mundësinë për një fillim të ri, pa barrën e së kaluarës.

Dua të falënderoj stafin tim teknik, stafin mbështetës dhe të gjithë në federatë që na kanë mbështetur, veçanërisht lojtarët, me të cilët pata mundësinë të punoja në një marrëdhënie të ndërtuar mbi besimin.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për tifozët. Ju na mbështetët, besuat tek ne dhe na dhatë forcë, edhe në momentet më të vështira. Më vjen thellësisht keq dhe më dhemb që ju zhgënjyem dhe nuk arritëm t’ju dhuronim më shumë net futbolli në këtë Kupë Bote. Ju meritonit shumë më tepër”, shkroi ai.

Së bashku me trajnerin Julian Nagelsmann, largohen nga Federata Gjermane e Futbollit edhe dy ndihmësit e tij, Benjamin Glück dhe Benjamin Hubner.

Fabrizio Romano shkruan se Jurgen Klopp ka pranuar të marrë drejtimin si trajneri i ri i Kombëtares së Gjermanisë.

Detajet e kontratës janë duke u finalizuar përpara marrëveshjes së plotë, por Klopp e ka pranuar tashmë detyrën dhe dëshiron ta bëjë këtë hap.

Siç u zbulua dy ditë më parë, Klopp hapi rrugën për rikthimin dhe tani pritet të mbyllë detajet e fundit të marrëveshjes, përpara se të firmosë zyrtarisht si pasues i Julian Nagelsmann.

The post Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: