Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Obiliq në Kosovë. Aksidenti u regjistrua rreth orës 23:00 dhe si pasojë humbën jetën dy persona.
Policia njofton se në aksident u përfshi një motoçikletë dhe një këmbësor. Si pasojë e lëndimeve të marra, shoferi dhe pasagjeri i motoçikletës kanë humbur jetën. Këmbësori mësohet ka marrë lëndime dhe ka marrë ndihmë mjekësore në spital.
“Njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana.
The post Aksident i rëndë në Obiliq, motori përplaset me këmbësorin. Humbin jetën dy persona appeared first on Euronews Albania.
