Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”. Mësohet gjithashtu se, në mesin e të lënduarve është edhe një grua shtatzënë, e cila ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas informacioneve nga Policia në Kosovë, në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.

Shefi i emergjencës në Prizren, Hekuran Veçgishti, tha se 8 të lënduarit janë dërguar në emergjencë dhe se janë në gjendje të përmirësuar.

Njësia e Autostradës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar procedurat hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: